Rekomandim Nr.R (89) 12
I Keshillit te Europes mbi Edukimin ne burgje

  1. Te gjithe te denuarit duhet te edukohen dhe kjo duhet te realizohet nepermjet klasave mesimore, edukimit professional, aktiviteteve kulturore dhe krijuese, sporteve e edukimit fizik, edukimit social dhe sherbimit bibliotekar.
     
  2. Edukimi per te burgosurit duhet te jete njelloj si ai qe u sigurohet grupmoshave te ngjashme jashte burgut dhe se vargu i mundesive te mesimit duhet te jete sa me i gjere qe te jete e mundur.
     
  3. Edukimi ne burg duhet te kete qellim zhvillimin e personit ne teresi duke e ndergjegjesuar per gjendjen e tij social-ekonomike dhe kulturore.
     
  4. Te gjithe ata qe perfshihen ne sistemin e burgjeve duhet te lehtesojne dhe mbeshtesin edukimin sa me shume te jete e mundur.
     
  5. Edukimi nuk duhet te mbetet vetem ne letra, por edhe ne punen qe duhet te behet brenda regjimit te burgut dhe nga pjesmarrja ne edukim te burgosurit nuk duhet te humbin as financiarisht dhe as ne ndonje menyre tjeter.
     
  6. Duhet te behet cdo perpjekje per te inkurajuar te burgosurit te marrin pjese aktivisht ne te gjitha aspektet e edukimit.
     
  7. Duhet te sigurohen programe zhvillimi per edukatoret e burgjeve ne menyre qe te adaptojne metoda te pershtatshme per edukimin e te rinjve.
     
  8. Duhet t’u kushtohet vemendje e vecante te burgosurve me probleme te vecanta dhe sidomos atyre qe nuk dine shkrim dhe lexim.
     
  9. Edukimi profesional duhet te synoje nje zhvillim te gjere te individit dhe duhet te jete i ndjeshem ndaj tendencave te tregut te punes.
     
  10. Te burgosurit duhet ti ofrohet direkt sherbimi bibliotekes te pakten nje here ne jave.
     
  11. Duhet te theksohet dhe inkurajohet edukimi fizik dhe sportet per te denuarit.
     
  12. Duhet t’u jepet rendesi e madhe aktiviteteve kulturore dhe kreative, sepse ato kane nje fuqi te vecante per t’i aftesuar te burgosurit te shperhin vetveten.
     
  13. Edukimi social duhet te perfshije elemente te vecanta qe aftesojne te burgosurin te organizoje jeten e perditshme ne burg dhe per te lehtesuar kthimin ne shoqeri.
     
  14. Kur eshte e mundur, te burgosurit duhet te te marrin pjese ne edukim jashte burgut.
     
  15. Kur edukimi behet brenda burgut, komuniteti i jashtem duhet te perfshihet sa me shume te jete e mundur.
     
  16. Duhet te merren masa per te aftesuar te burgosurit qe te vazhdojne edukimin edhe pas lirimit nga burgu.
     
  17. Duhet te vihen ne dispozicion fondet, pajisjet dhe stafi mesimor i nevojshem per te aftesuar te burgosurit te marrin edukimin e pershtashem.

Disclaimer:
The translated text is not official.
For an official, juridical reference use the English or French version.